Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë të dyshuar shpërthyese të fshehur në një zarf të dërguar në bazën e Forcave Ajrore të vendosura në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit.
Kështu ka thënë enjten ministria e mbrojtjes, duke konfirmuar një raport nga gazeta El Mundo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pas skanimit të zarfit me rreze X, oficerët e sigurisë së Forcave Ajrore përcaktuan se ai përmbante “një mekanizëm”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
🔴 Se ha registrado la explosión de un artefacto en la embajada de Ucrania en Madrid.
Un empleado ha resultado herido leve cuando manipulaba un sobre.
⭕ En DIRECTO en el #Canal24Horas
🔸 https://t.co/0Ix6dDasm5 pic.twitter.com/BkBqaww09F
— RTVE Noticias (@rtvenoticias) November 30, 2022
Të enjten në mëngjes, policia ishte ende duke analizuar “paketimin”, që po shkonte drejt qendrës satelitore të bazës.
Dy letra bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës, tha policia.
Dhe i pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas. /Telegrafi/