Papunësia u rrit ndjeshëm në Kataloni gjatë muajit tetor. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Punës këtë të premte, treguan se më shumë njerëz se kurrë më parë në këtë rajon u regjistruan si të papunë.
Më shumë se 2000 kompani me seli në Kataloni i shndërruan selitë e tyre ligjore jashtë rajonit.
Sipas të dhënave, numri i njerëzve në Spanjë që u regjistruan si të papunë u rrit ndjeshëm gjatë muajit tetor, duke arritur kështu në 3.47 milionë njerëz pa punë.
Nga të dhënat, rezultoi se vetëm në Kataloni u regjistruan 14 698 njerëz të papunë.
Sipas ‘Reuters’, Banka e Spanjës paralajmëroi të enjten se pasiguria për shkak të pavarësisë, nëse vazhdon ende, mund të çojë në rritje të ngadaltë ekonomike dhe në krijimin e vendeve të punës në muajt në vijim.
Tetori shihet shpesh si një muaj ku papunësia rritet pasi sektori turistik i verës i vendos punëtorët e përkohshëm në hotele dhe restorante.
Regjistrimi i të papunëve u rrit fuqishëm në sektorin e shërbimeve, pasuar nga bujqësia./Telegrafi/