Telegrafi

Pas shkurorëzimit, Adele po i kushton vëmendje dukjes së saj

Adele (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po shkruajnë në media për këngëtaren britanike, Adele, e cila u shkurorëzua nga Simone Konecki, me të cilin e ka një djalë.

Pas divorcit, Adele ka përjetuar një transformim të pabesueshëm kur është fjala për dukjen e saj dhe këtë e dëshmoi gjatë pjesëmarrjes në një koncert të grupit të saj të preferuar, “Spice Girls”.

Këngëtarja u shfaq në koncertin e tyre dhe habiti publikun, ndërsa befasia nuk fshihet për shkak të paraqitjes së saj në publik pas një kohe të gjatë, por për shkak të pamjes fantastike të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adele

Adele ka qenë e njohur për kilogramët tepërta që nga fëmijëria, ndërsa pas divorcit filloi t’i përkushtohet më shumë dukjes së saj, transmeton KP.

Siç shkruajnë mediat britanike, këngëtarja i është nënshtruar një programi të veçantë të ushtrimeve dhe për një periudhë të shkurtër i ka humbur disa kilogramë.