Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 5.005. Prej tyre 1.904 janë të shëruar, 223 janë të vdekur ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 2.868.
Pas Shkupit që ka 1.653 raste aktive me coronavirus, vjen Tetova me 316 raste aktive me coronavirus si dhe Kumanova me 223 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Tetovë që nga fillimi i epidemisë ka pasur 515 raste ndërsa në Kumanovë 680. Në të dy qytetet kishte masa shtesë nga Qeveria për t’u parandaluar përhapja e virusit Covid-19 ndërsa transporti ndër-urban ende është i ndaluar.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Maqedoni kishte 185 raste të reja dhe u regjistruan 11 vdekje./Telegrafi/