Kolegjiumi profesional i kirurgëve ka marrë vendim të mos i përgjigjet grevës së thirrur nga Sindikata e Shëndetësisë, duke e quajtur të pakuptimtë dhe të pavlerë.
Doktor Arbër Morina, kirurg në QKUK në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kolegjiumi i kirurgëve nuk përkrah grevën.
“Kolegjiumi profesional i kirurgëve të ShSKUK-së sot në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim unanim që mos të përkrahet asnjë lloj greve e pakuptimtë dhe e pavlerë”, thuhet në njoftim të kirurgëve.
Morina për Telegrafin tha se puna po vazhdon normalisht. /Telegrafi/