Telegrafi

Pas shkëndisë që u pa në qiell, gjenden tri sfera misterioze (Foto)

Njohësit e aktiviteteve qiellore në Peru, nuk po kanë shpjegim për tri sfera misterioze që dyshohet se ranë prej lartë, pasi që në qiell u pa një shkëndijë e cila u kthye në top zjarri.

Banorët janë të frikësuar, se regjioni tyre mund të qëllohet nga meteorë të shumtë, ndërsa ky ishte vetëm fillimi, transmeton Telegrafi.

Njëra nga sferat e gjetura

Por, Forcat Ajrore Peruane kanë thënë se këto mund të jenë pjesë të ndonjë rakete, që është rikthyer në Tokë, ndërsa nuk ka nevojë për panik.

Sipas disa hulumtuesve, sferat i përkasin mbetjeve të ndryshme që ndodhen në hapësirë, që janë ndezur sapo të kenë hyrë në atmosferë. /Telegrafi/