Telegrafi

Pas shkëlqimit në “AMA 2020”, Jennifer Lopez shfaqet pa grim

Mahnitëse! Jennifer Lopez pëlqen të eksperimentoj me dukjet, por herë pas here ajo tregon bukurinë e saj të vërtetë, natyrore me një foto të mrekullueshme pa grim.

Kur ikona 51 vjeçare ishte më e re, ishte mjaft e rrallë ta shije atë pa grim.

Megjithatë, këto ditë, ajo përqafon publikisht bukurinë e saj natyrore, duke treguar fytyrën e saj pa grim më shpesh në postime në Instagram – dhe thjesht nuk mund të ngopemi me këtë bukuri!

Tani, pas interpretimit mahnitës që dhuroi në “AMA 2020”, JLo u shfaq pa grim.

Me apo pa grim, këngëtarja ia del që gjithmonë të duket e mahnitshme. /Telegrafi/