Telegrafi

Pas shkarkimit të Rainerit, pesë trajnerët e mundshëm të Leicesterit

Një lajm që nuk mund të imagjinohej vetëm disa orë më parë dhe që ka hapur skenarë të papritur. Claudio Ranieri është shkarkuar nga kampionët në fuqi të Anglisë.

Ka qenë një vendim i papritur, që ka shkaktuar dhe zemërimin e tifozëve në rrjetet sociale.

Por kompanitë e basteve angleze nuk kanë vonuar për të nxjerrë listën e emrave të atyre që mund të marrin vendin e teknikut italian. Favoriti për të marrë drejtimin e “Dhelprave” është Roberto Mancini. Ish-trajneri i Inter është në avantazh të ndjeshëm kundrejt alternativave, si Alan Pardew dhe Nigel Pearson.

Më të vështira duken zgjidhjet që çojnë te Frank de Boer, Jaap Stam, Roy Hodgson ose Ryan Giggs.

Pikërisht kompanitë e basteve, ndryshe nga sezoni i kaluar, kanë parashikuar shkarkimin e Ranierit, duke e dhënë këtë të fundit si teknikun favorit për t’u larguar i pari në fillimin e këtij sezoni. I dyti në atë renditje ka qenë Pochettino dhe mbrapa tij vinte Arsene Wenger. /Telegrafi/