Site icon Telegrafi

Pas shkarkimit të Kupinës, pozita në Prishtinë kthen ndërmarrjet publike

Arkiv

Me 27 vota për, Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e së martës ka anuluar vendimin e opozitës për shkarkimin e Komisionit të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale.

Lexo po ashtu Kuvendi Komunal në Prishtinë shkarkon kryesuesin Fehmi Kupina

Dy partitë në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, në këtë mbledhje siguruan edhe votat e mjaftueshme për ta shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fehmi Kupinën.

Lexo po ashtu Dorëheqje, shkarkime të aksionarëve të ndërmarrjeve publike e emërime – gjithçka që ndodhi në mbledhjen e kuvendit komunal të Prishtinës

Ky i fundit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur tri javë më parë dha dorëheqje nga LDK-ja dhe u deklarua si i kryesues i pavrur. /Telegrafi/

Exit mobile version