Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar sot Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.
Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, përmendet se sipas presidentes, kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.
Ndërsa, pas shkarkimit të Dakës, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 17:30.
“PDK mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 17:30. Vendi: Selia qendrore e PDK, koha: 17:30”, bëhet e ditur nga PDK.