Telegrafi

Pas shkarkimit, Daka mban konferencë të jashtëzakonshme

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka do të mbajt konferencë të jashtëzakonshme sot.

Nga ora 11:00, Daka do të deklarohet para medieve për herë të parë pas shkarkimit.

Lexo po ashtu Shkarkohet Valdete Daka

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka. /Telegrafi/