Mediat daneze kanë raportuar për “natën magjike”, një ditë pasi që dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një rok koncert në Kopenhagë, që ishte ngjarja e parë e tillë në Evropë nga fillimi i pandemisë, ku stadiumi ishte i plotë, kanë bërë të ditur organizatorët.
Pasi që Danimarka dy ditë më parë shfuqizoi masat e fundit epidemiologjike, rreth 50.000 njerëz të shtunën kanë mundur të marrin pjesë në rok koncertin e bendit The Minds of 99 në stadiumin Parken, transmeton Telegrafi.
Nga e premtja danezët nuk obligohen të tregojnë të ashtuquajturën certifikatë anti-COVID, që dëshmon se personi është vaksinuar, që është shëruar nga coronavirusi apo është negativ në test, për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha siç janë koncertet, ndeshjet e futbollit apo hyrja në klube të natës që aktualisht janë hapur.
Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si “historike”, për faktin se është e para në Evropë e këtij lloji që organizohet që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.
“Në ajër ka pasur magji, e duart rrëqetheshin”, ka shkruar e përditshmja Extra Bladet, duke iu referuar atmosferës euforike në koncert. /Telegrafi/