Site icon Telegrafi

Pas SHBA-ve, me ftesë të homologut të tij Mehaj udhëton për në Turqi

Më ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar, ministri  i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar për  në Republikën e Turqisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se përveç me ministrin Akar, ai do të takohet edhe me kompani të njohura të industrisë turke të mbrojtjes.

“Pas vizitës në SHBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes,  qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll”, ka shkruash mes tjerash Mehaj.

Tutje ai deklaroi se këto vizita do të behën për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe vendeve të saj partnere.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Armend Mehajt në Facebook:

“Pas vizitës në SHBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes,  qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

Vizitën përkatëse  e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere.”/Telegrafi/

 

Exit mobile version