Si përfaqësues zyrtar i “Pearson Education” në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sjell edicionet e reja të serisë së librave “FOCUS”, që është bashkëpunim i Pearson dhe BBC për një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës.
Klasat 10, 11, 12 të arsimit të mesëm të lartë, këtë vit për herë të parë, do të mësojnë me serinë “FOCUS” edicione këto në bashkëpunim me BBC, të cilat janë të organizuara në njësi tematike, secila e përqendruar rreth temave tërheqëse që janë të rëndësishme për jetën dhe interesat e nxënësve. Këto njësi ofrojnë një gamë të larmishme aktivitetesh dhe ushtrimesh që synojnë zgjerimin e fjalorit, rafinimin e gramatikës dhe përmirësimin e shqiptimit.
Duke qenë përfaqësues zyrtar i “Pearson Education” për tekstet shkollore të gjuhës angleze “Dukagjini” mundëson që në planprogramet e shkollave në Kosovë të ketë tekste shkollore të një standardi me të cilin krahasohen kurset dhe vlerësimet e gjuhës angleze në mbarë botën.
Të gjitha tekstet shkollore të gjuhës angleze botuar nga “Pearson Education” përmbajnë: Librin bazë, fletoren e punës, librin për mësuesin/en si dhe materiale shtesë mbështetëse për mësimdhënësit.
Kësisoj, Shtëpia Botuese “Dukagjini” po vazhdon të kontribuoj në aspekte të ndryshme të arsimit, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve arsimore, shfrytëzimin e teknologjisë në procesin e të mësuarit, procesin e vlerësimit, si dhe mbështetjen e pakusht për mësimdhënësit kosovarë.
Klasa 10 – FOCUS 2 – Është krijuar për të ndihmuar nxënësit të eksplorojnë shtigjet e karrierës, të vendosin qëllime dhe të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Ofron vlerësime, burime dhe udhëzime për të ndihmuar nxënësit të identifikojnë interesat, aftësitë dhe vlerat e tyre.
Klasa 11 – FOCUS 3 – Përmbajtja strukturohet për t’u përshtatur me standardet e mësimit të gjuhës duke u ofruar nxënësve mundësi për të praktikuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në gjuhën angleze. Ofron vlerësime, burime dhe udhëzime për të ndihmuar nxënësit t’i përshtatin ato me opsionet e mundshme të karrierës dhe rrugët arsimore.
Klasa 12 – FOCUS 4 – Përfshin njësi dhe kapituj të fokusuar në aftësi të ndryshme gjuhësore si leximi, shkrimi, dëgjimi dhe të folurit, së bashku me fjalorin dhe ushtrimet gramatikore të përshtatura për nxënësit. U ofron nxënësve mundësi për të praktikuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre të gjuhës angleze si në kontekstin akademik ashtu edhe në atë të botës reale.
Përdorimi i teksteve për gjuhën angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës është i aprovuar nga MAShTI.