Telegrafi

Pas Sensit, Interit i lëndohet edhe Brozovici

Marcelo Brozovic (Foto: Inter/Twitter)

Ka një lajm të keq për Interin, pasi Marcelo Brozovic është përjashtuar nga ndeshja e nesërme në Serie A kundër Sampdorias për shkak të një problemi muskulor.

Brozovic do jetë mungesë e madhe në ndeshjen e së dielës të Interit ndaj Sampdorias.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Brozovic u diagnostikua me një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë jashtë veprimit për shtatë deri në 10 ditë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Marcelo Brozovic

“Marcelo Brozovic iu nënshtrua testeve mjekësore sot në Spitalin Humanitas në Rozzano, me lojtarin që kishte vërejtur një problem në seancën e djeshme stërvitore”.

“Rezultatet treguan një tendosje në muskulaturën e pasme të tibialis të këmbës së tij të majtë. Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Interit.

Është një goditje e mëtejshme për Antonio Conten dhe mesfushën e tij, sepse Stefano Sensi dhe Matias Vecino tashmë janë të lënduar.

Ai i lë opsionet mjaft të kufizuara në mesfushë, kështu që Roberto Gagliardini ose Borja Valero mund të jenë pjesë e formacionit. /Telegrafi/