Site icon Telegrafi

Pas samitit me Trump, Kim Jong-un mund të ketë një takim me kryeministrin e Japonisë

Japonia po përgatit një takim mes kryeministrit, Shinzo Abe dhe kreut koreano-verior, Kim Jong Un, pas samitit që ky i fundit zhvilloi me Trumpin këtë javë, njoftoi media japoneze.

Tokio, që ishte me vonëse në ”baletin” intensiv diplomatik të muajve të fundit dhe që mbeti gjerësisht jashtë tij, kërkon aktualisht të bisedojë drejtpërdrejt me Phenianin çështjen e shtetasve japonezë, të marrë peng nga agjentët koreano-veriorë në vitet 1970-1980, një çështje që ajo e konsideron një prioritet.

”Përgjegjësit japonezë parashikojnë disa skenarë, mes të cilëve atë të një vizite Abes në Phenian në gusht”, njofton e përditshmja “Yomiuri Shimbun”, që flet gjithashtu për një takim të mundshëm në kuadër të një forumi ekonomik, të parashikuar në shtator në Lindjen e Largme ruse. /bw/

Exit mobile version