Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, për nesër ka caktuar seancë tematike dedikuar procesit të integrimeve, pas samitit të BE-së në tetor.
Në seancë pritet të kenë fjalime zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Gjithashtu janë ftuar edhe deputetët e Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik në vend, si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar dhe joqeveritar.
Theksojmë se në samitin e BE-së në tetor, shtetet anëtare nuk arritën konsensus për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/