Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy shteteve.
Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm.
Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.
Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës.
Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit. /REL/