Telegrafi

Pas rritjes së rasteve, Gjiko bën thirrje për vaksinim: Dikur fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë askush nuk i merr

Gjiko (Foto: Instagram)

Ditën e djeshme (e enjte) u shënua një rekord i ri i rasteve me coronavirus.

Brenda 24 orëve 1,009 qytetarë rezultuan pozitivë dhe dy të tjerë humbin jetën nga COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Gjiko, i cili u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

Gjiko (Foto: Instagram)

“Dikur e fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë nuk shkojnë me i marrë. O popull i dashur vaksinohuni se nuk po dhimbke”, ka shkruar Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) në postimin e ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Rekord i ri i rasteve me COVID-19, 1,009 qytetarë rezultojnë pozitivë dhe 2 të tjerë humbin jetën

Gjiko së bashku me partneren e tij, prezantuesen Elita Rudi, morën vaksinën antiCOVID në muajin që lamë pas.

Gjiko dhe Elita në sallën “1 Tetori” (Foto: Gjiko/InstaStory)

Ndryshe, me rritjen e rasteve u vendosën edhe masat e reja nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë të cilat hyjnë në fuqi nga 20 gushti. /Telegrafi/