Telegrafi

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Komuna e Prishtinës pezullon takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizimit

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë pezulluar takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizimit.

Ahmeti ka thënë se ky vendim është marrë si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit, transmeton Telegrafi.

“Rritja e numrit të rasteve me covid-19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 124 raste me COVID-19, ku 72 prej tyre janë vetëm në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se raste aktive janë 1 mijë e 770./Telegrafi/