Pas informacionit për rritjen e madhe të çmimeve të derivateve të naftës, kanë filluar të bëhen radhë të gjata të veturave nëpër stacionet e pompave të benzinës.
Nga KRRE më herët njoftuan se nga mesnata do të ketë rritje të çmimeve të derivateve të naftës.
Nga mesnata benzina EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 104.00 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS – 98 106.50 denarë, EURODIESEL BS (DE V) 95.00./Telegrafi/