Telegrafi

Pas rrëshqitjes së dheut, lirohet rruga në Rugovë të Pejës (Foto)

Pas pushimit të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kishin shkaktuar rrëshqitjen e dheut në rrugën për në Rugovë të Pejës, kjo rrugë është liruar.

Telegrafi më herët kishte raportuar se kjo rrugë ishte bllokuar nga sasia e madhe e dheut që kishte rrëshqitur, me ç’rast veturat dhe banorët e asaj pjese nuk mund të qarkullonin.

Lexo po ashtu Rrëshqet dheu si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, bllokohet rruga në Rugovë të Pejës (Foto)

Ka qenë kompania “LIKA” ajo e cila është kujdesur për pastrimin e rrugës, dhe tashmë çdo gjë i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/