Site icon Telegrafi

Pas rrënimit të objektit të vjetër, kjo pritet të jetë pamja e Teatrit të ri Kombëtar

Pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.

Lidhur me këtë rrënim, kanë ardhur edhe reagimet e nga politika.

Presidenti Ilir Meta, thotë se urdhëri për rrënim është bërë nga mafia, kurse kreu i opozitë Lulzim Basha, thotë se kryeministri Edi Rama me shembjen e paligjshme të Teatrit po pastron paratë e pista të klientëve të tij.

Pas shembjes së Teatrit, u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar. Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Dizajni i Teatrit të ri Kombëtar është krijuar nga studio e arkitekturës “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë.

Hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version