Baby G është sulmuar fizikisht prej një femre dhe tre persona që e shoqëronin.
Këngëtarja ka akuzuar Bleta Gashin se e ka harruar së bashku me tre njerëz gjatë mbrëmjes së kaluar në Dubai.
Madje, biondina ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet e fashuar në fytyrë.
Por, Bleta ka një version tjetër të rrëfimit duke thënë se këngëtarja e kishte sulmuar e para dhe se mandej ajo e ka mbrojtur veten.
Ka thënë se është turp për këngëtaren që po paraqitet si viktimë para mediave.
“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të luajnë rolin e viktimës. Unë kurrë nuk do të mund të godisja askënd nëse dikush nuk më godet e para dhe unë nuk kam arsyeja të xhelozoj ju. Ju jeni e pasjellshme para meje dhe para familjes dhe dalja para mediave si viktimë është turp për ty Baby G”, ka thënë ajo.
“Baby G unë nuk dua të flas shumë për ty se çfarë personi je. Të gjithë e dinë çfarë aktore je dhe e vërteta do të dal së shpejti në shesh. Ti mund t’i gënjesh të tjerët por jo edhe zotin që është gjithkund”, shkroi ajo. /Telegrafi/