Site icon Telegrafi

Pas Ronaldinhos dhe Abidalit, Barcelona emëron ambasadorë edhe Bellettin (Foto)

PARIS - MAY 17: Juliano Belletti (R) of Barcelona celebrates scoring his teams second goal during the UEFA Champions League Final between Arsenal and Barcelona at the Stade de France on May 17, 2006 in Paris, France. (Photo by Martin Rose/Bongarts/Getty Images)

Juliano Belletti është ambasador i ri i klubit katalunas, Barcelona.

Barcelona këtë vit ka filluar fushatën e tyre për t’i emëruar në poste të ambasadorëve disa nga legjendat dhe ish-futbollistët e saj.

Fillimisht ishte Eric Abidal, i cili u emërua në postin e ambasadorin në Francë, ndërsa pas tij radha ishte e Ronaldinhos për në Brazil.

Pas këtyre dyve, tani radha i ka ardhur ish-mbrojtësit, Belletti, i cili është emëruar po ashtu ambasador në Brazil.

Ndryshe, Belletti ka luajtur në Barça gjatë viteve 2004–2007, ndërsa mbahet mend për golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

Belletti së bashku me Presidentin e Barçës, Jose Maria Bartomeu

 

Exit mobile version