Telegrafi

Pas Rita Orës në Kosovë, Zone sjell në Prishtinë një DJ të njohur!

Prishtina po bëhet destinacion i emrave të mëdhenj të muzikës.

Pas Rita Orës dhe Dua Lipës e cila e ka caktuar datën e ardhjes së saj për një koncert të madh të Kosovë, në kryqytet do të vijë edhe një emër i madh i muzikës. Kësaj radhe do të jetë DJ i madh Acid Pauli i cili poashtu e ka konfirmuar ardhjen e tij në Prishtinë.

Acid Pauli do të performojë në Zone Club më 3 mars. Krahas tij, në mbrëmjen e njëjtë do të jenë edhe emrat e tjerë të industrisë sikurse Goldcap, Laila M dhe Secret 47.Acid Pauli është emër i madh i muzikës elektronike, i cili ka performuar në vendet më të mëdha të botës, duke përfshirë edhe skenat e mëdha të Nju Jorkut dhe Ibiza’së. Për më shumë, ai njihet edhe si performues në radiot më të mëdha botërore si dhe kompozitor i muzikës së filmave të famshëm.

Karrierën e tij Pauli e ka nisur në vitet e 80-ta, ndërsa vepra e tij e parë e njohur u bë Console, të cilën ai e ka publikuar në 1996. Pas bashkëpunimeve të shumta me DJ të ndryshëm, ai e ka rinisur karrierën e tij solo, dhe njihet për turnetë e mëdha që i bën rreth botës.

Albumi i plotë i lëshuar nga Acid Pauli quhet Mst, ndërsa muzika e tij është krahasuar me atë të Mr Scruff, Lemon Jelly, Ricardo Villalobos dhe Björk.Më shumë detaje rreth ngjarjes dhe performancës së Pauli dhe të tjerëve në Zone mund të gjeni në këtë LINK