Ditën e djeshme (e hënë) u bllokuan një pjesë e rrjeteve sociale përfshirë këtu, Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Me lirimin e tyre reagimet, kanë qenë të shumta nga figurat publike duke u rikthyer menjëherë me postime.
Një të tillë e ka bërë edhe artistja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, derisa ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.
“Oh Instagrami im i dashur sa më mungove”, ka shkruar 25-vjeçarja pas rikthimit të këtyre rrjeteve.
Ajo ndërkaq thuhet se është njëra nga artistet që numëron më së shumti ndjekës në Instagram.
E pyetur më pas nga një fans se çfarë po bënte meqë Instagrami nuk punonte, Haxhia nuk ka hezituar t’i përgjigjet.
“Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës time përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin por nuk kaloj më shumë se 30 minuta në ditë. Por ju premtoj se do të jem më aktive së shpejti”. /Telegrafi/