Site icon Telegrafi

Pas rikthimit, Pirro Çako: Sekreti im është kënga që më rikthehu pranë jush pas 7 vitesh si kantautor

Para disa ditësh ka publikuar një këngë që po dëgjohet anekënd trojeve shqiptare dhe po konsiderohet si një ndër baladë më të bukura kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për këngën “Sekreti im” të cilën e sollën në bashkëpunim Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çakon.

Për këtë të fundit kjo ka domethënie pasi që ka qenë edhe një rikthim në botën e muzikës pas një pushimi disa vjetor.

Së fundi, këngëtari ndau emocionet e shumta që ka përjetuar gjatë realizimit të këngës duke shprehur mirënjohjen të gjithëve për kontributin.

“Sekreti im është kënga që më rikthehu pranë jush pas 7 vitesh si kantautor. Më mirë vonë, sesa kurrë! Falënderoj përzemërsisht Xhensila Myrtezaj , që me zërin e saj i dha emocion dhe e zbukuroi akoma edhe më shumë këtë këngë”, ka shkruar Pirro në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se brenda dy ditëve projekti është shikuar rreth një milion herë në platformën YouTube.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në këngë të reja që do t’i sjellin gjatë këtij viti në vijim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version