Site icon Telegrafi

Pas rihapjes së shkollave, më shumë se 25 mijë studentë të infektuar me COVID-19 në SHBA

Shkollat po rihapen – dhe virusi po përhapet në të gjithë kampuset e kolegjeve dhe universiteve amerikane.

Disa prej shteteve të SHBA-ve kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve të nxënësve dhe studentëve.

Të paktën 37 shtete kanë regjistruar raste pozitive të COVID-19 në kolegje ose universitete, raporton CNN.

Në fakt, më shumë se 25 mijë studentë janë raportuar të infektuar me coronavirus, por ka edhe pjesëtar të stafit të kampuseve që kanë kontaktuar me virusin.

Ndryshe, të paktën 6,075,384 raste me coronavirus janë në Shtetet e Bashkuara dhe 184,686 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/

Exit mobile version