Site icon Telegrafi

Pas ribashkimit, Kendall Jenner dhe Devin Booker nuk i kursejnë puthjet në publik

Kendall Jenner u pa duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj, Devin Booker, të dielën (11 shtator) teksa shikonin ndeshjen e tenisit të US Open për meshkuj në New York.

Modelja 26 vjeçe dhe basketbollisti profesioniste, 25 vjeçe, u panë të veshur me stil dhe në një moment, ylli i pasarelave u pa duke pushuar në krahët e të dashurit të saj.

Çifti i famshëm u ndanë në qershor të këtiv viti, por u rilidhën sërish në gusht, shkruan DailyMail.

Ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e mbajti pamjen e saj elegante teksa ndoqi ndeshjen e tenisit në Qendrën Kombëtare të Tenisit “USTA Billie Jean King”.

Ajo zgjodhi një fustan saten ngjyrë kremi, i përbërë nga një qafë të thellë V. Kendall kishte një pulovër të errët, me mëngë të gjata, të mbështjellë mbi supet e saj në rast se do të ftohej pak gjatë gjithë ditës.

Foto: GC Images

Bukuroshja ishte e gjitha e buzëqeshur teksa ishte ulur pranë Devinit teksa ata e shikonin ndeshjen.

Për të përshtatur pamjen e saj gjatë ditës, modelja shtoi një palë vathë të mëdhenj ngjyrë ari.

Foto: GC Images

Kendall hodhi një kapelë të errët “Ralph Lauren”, sipër flokëve të gjata të cilat ajo i la në një stil klasik.

I dashuri i saj, i cili njihet për lojën me ekipin e NBA, Phoenix Suns, zgjodhi rehatinë për takimin e tyre. Devin kishte veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe sipër një xhaketë portokalli me mëngë të gjata.

Foto: GC Images

Dyshja dukej se po shijonin daljet e tyre dhe u fotografuan duke i dërguar buzëqeshje njëri-tjetrit gjatë gjithë ndeshjes së tenisit. Basketbollisti profesionist u pa duke e rrethuar me dashuri krahun e tij rreth Kendallit teksa ishin ulur së bashku.

Kendall dhe Devin fillimisht u lidhën dhe u panë së bashku në maj të 2018-ës, por në atë kohë, të dy po shihnin njerëz të tjerë dhe ishin thjesht në marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, dy vjet më vonë, dyshja filluan ta shihnin njëri-tjetrin në një nivel romantik, por nuk ishin shumë seriozë. Një vit më pas, romanca e Kendall dhe Devin ishte ende e fortë.

Çifti ishin ende të lumtur në vitin 2022 dhe u panë duke marrë pjesë në ceremoninë magjepsëse të martesës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali në fillim të majit.

Muajin tjetër në qershor, të dy u ndanë. Dukej se yjet nuk mund të qëndronin të ndarë për një kohë të gjatë dhe u panë duke u shoqëruar në muajin korrik në Hamptons.

Që nga rikthimi së bashku, çifti i lumtur janë parë në netë romantike takimesh dhe së fundmi kanë shijuar Javën e Modës në New York e cila përfundon më 14 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version