Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, pas reshjeve të shumta të shiut në disa rajone të vendit, ka dalë me komunikatë për media.
Sipas tyre, kjo situatë ka shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj të Kosovës, prandaj qytetarët duhet të kenë kujdes.
Instituti rekomandon që uji të vlohet, veçanërisht në zonat rurale.
“Nga reshjet e shiut nuk ka pas kontaminim të ujit të pijshëm, përveç në Komunën e Lipjanit. Janë marrë të gjitha mostrat për analizë”, thonë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit. /Tribuna Channel/