Telegrafi

Pas rekordit historik të vezës në Instagram, reagon KFC: Ne e dimë kush është e para (Foto)

Një fotografi e postuar vetëm 9 ditë më parë, sot ka arritur të thyej rekordin si fotografia më e pëlqyer e të gjitha kohërave në Instagram.

Bëhet fjalë për fotografinë e një veze e cila ka marrë hiq m pak se 28 milionë pëlqime, duke thyer kështu rekordin që e mbante bukuroshja Kylie Jenner, transmeton Telegrafi.

E kësaj teme i është bashkuar edhe KFC në Kosovë, duke  shkruar se e dinë se kush ka qenë e para, duke aluduar kështu në fotografinë e vezës që është bërë imazhi më i pëlqyer në historinë e njerëzimit në Instagram.

Lexo po ashtu Filloi si shaka, fotografia e një veze bëhet më e pëlqyera në Instagram, thyen rekordin e Kylie Jenner (Foto)

Imazhi fillimisht kishte marrë 18.2 milionë pëlqime, megjithatë, pasi që publikimi i fotografisë u bë viral, morri 28 milionë pëlqime, duke fituar edhe 10 milionë më shumë sa i kishte fillimisht.

Por si ndodhi e gjitha kjo? Fotografia e vezës ishte postuar në llogarinë e quajtur @world_record_egg më 4 janar, ku përbri fotografisë shkruante: “Ta vëmë rekordin së bashku dhe ta bëjmë fotografinë më të pëlqyer në Instagram. Të thyejmë rekordin aktuale që e mban Kylie Jenner me 18 milionë pëlqime”.

Deri më tani nuk dihet kush është autori dhe njëherit pronari i llogarisë, ku është postuar fotografia e vezës që fitoi epitetin e imazhit më të pëlqyer në Instagram.

Në anën tjetër kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale fotografi të ndryshme të vezës dhe Kylie Jenner, e cila humbi “fronin” e të parës me fotografinë që dikur e kishte më të pëlqyerën në Instagram. /Telegrafi/