Telegrafi

Pas refuzimit të yjeve, Gregg Popovich fton gjashtë basketbollistë të tjerë në kombëtare

Ekipi i Basketbollit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) ka ftuar gjashtë lojtarë të rinj që të përgatiten për botërorin që do të mbahet në Kinë.

Për shkak të numrit të madh të refuzimeve të ftesave, trajneri Greg Popovich ka ftuar edhe zyrtarisht Jaylen Brown (Boston), Montrezl Harrell (Clippers), Mason Plumlee (Denver), Julius Rand (New York), Marcus Smart (Boston) dhe Tadeus Junior (Chicago).

Paul Milsap, CJ McLean, James Harden, Anthony Davis, Bradley Bill, Kevin Love refuzuan ftesat e ekipit kombëtar.

Theksojmë se ekipi kombëtar apo siç njihet ndryshe “Dream Team”, përgatitjet do t’i fillon më 5 gusht.

Për momentin, në ekipin e Shteteve të Bashkuara janë ftuar Damian Lillard, Kemba Walker, Donovan Mitchell, Andre Drummond, Kevin Love, Jayson Tatum, Brook Lopez, PJ Tucker, Eric Gordon, Kyle Lowry dhe Khris Middleton.

Ndryshe, botërori i basketbollit pritet të startojë më 31 gusht në kryeqytetin kinez të Pekinit. /Telegrafi/