Telegrafi

U refuzuan nga La Liga, por Barcelona fiton rastin në gjykatë dhe regjistron Gavin

Barcelona ka konfirmuar se Gavi është regjistruar si lojtar i ekipit të parë.

Edhe pse La Liga kishte refuzuar kërkesën e klubit katalanas, gjykata i ka kthyer përgjigje pozitive këtyre të fundit.

“Sot, Gjykata Tregtare Nº10 në Barcelonë ka marrë një vendim duke rënë dakord për miratimin e masës së pazakontë, të përkohshme që konsiston në ‘thirrjen e Ligës Spanjolle të Futbollit (LFP)’ të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që lojtari Pablo Paez ‘Gavi’ të mund të regjistrohet si lojtar i Ekipit të Parë të FC Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar dimëror”, thuhet fillimisht në komunikatën e Barcelonës.

Lexo po ashtu "Do ta adhuronte një kalim në Camp Nou" - përfaqësuesit e Pavard në bisedime me Barcelonën

“Vendimi vjen pas një  kërkese të bërë nga FC Barcelona të premten e kaluar, në dritën e refuzimit të organit përkatës të LFP për të pranuar regjistrimin e lojtarit, pavarësisht se Klubi konsideron se të gjitha kërkesat e nevojshme ishin përmbushur për ta bërë këtë, ashtu siç ka thënë Gjykata”.

“La Liga është njoftuar për vendimin e marrë nga gjykata dhe lojtari tani mund të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë”, përfundon njoftimi i Barcelonës. /Telegrafi/