Victoria Beckham ka braktisur planin për të kërkuar një ndihmë qeveritare për të paguar 30 pjesëtarë të stafit në markën e saj të modës, pas një reagimi të madh.
Ish-anëtarja e “Spice Girl”, familja e së cilës ka pasuri në vlerë 335 milionë dollarë, kishte planifikuar të përdorë skemën e Qeverisë COVID-19 për të paguar 80 përqind të pagave të disa prej stafit të saj, shkruan DailyMail.
Marka e modës, e cila punëson 120 persona, u dërgoi letra 30 anëtarëve të stafit duke i paralajmëruar ata se do të rrinin nën skemën e Qeverisë për dy muaj.
Ajo i tha The Guardian: “Tani nuk do të bëjmë skemën e qeverisë. Në fillim të bllokimit, aksionarët ranë dakord me menaxhmentin e lartë për të siguruar një para për një pjesë të vogël të stafit. Në atë pikë ne nuk e dinim se sa kohë mund të zgjaste bllokimi ose ndikimi i tij i mundshëm në biznes”.
“Mirëqenia e ekipit tim dhe biznesit tonë do të thotë gjithçka për mua”, kishte thënë ajo.
Kuptohet se aplikacioni i firmës do të merrte ndihmë qeveritare prej 150,000 funtesh nga Qeveria – para këto të cilat rrjedhin nga taksapaguesit.
Firma mohoi që refuzimi i huas nga Qeveria të ishte rezultat i reagimit të publikut dhe në vend të kësaj insistoi se bordi “tani beson se me mbështetjen e aksionarëve mund të lundrojnë nëpër këtë krizë pa u tërhequr nga skema e leshimit”.
Në një deklaratë, ndërmarrja tha: “Victoria Beckham Sh.P.K ka punuar shumë për të mbrojtur njerëzit e saj dhe, duke iu përshtatur ndikimit të COVID-19 dhe bllokimit të qeverisë, vendimi ynë për të rritur një numër të vogël të stafit tonë dukej më i përshtatshmi opsion në përputhje me shumë biznese të tjera”.
“Situata është dinamike, dhe, me mbështetjen e aksionarëve tanë, ne tani besojmë se mund të lundrojmë nëpër këtë krizë pa u tërhequr nga skema e qeverisë”, thuthej tutje në njoftim.
“Aplikimi ynë u bë në interesin më të mirë të përpjekjes për të mbrojtur stafin tonë, dhe ky është akoma fokusi ynë absolut. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që mund ta arrijmë atë pa përdorur ndihmën e qeverisë”.
Të famshëm të tjerë, përfshirë: Jamie Oliver dhe yllin e “Dragons Den Jen”, Peter Jones, gjithashtu kanë kërkuar ndihmë të taksapaguesve për stafin e tyre.
Oliver ka të punësuiar 20 njerëz, përfshirë kuzhinierët në shkollën e tij të gatimit “Jamie Oliver”.
Sir Richard Branson dhe Sir Philip Green janë përballur gjithashtu me zemërimin e publikut për mbështetjen e tyre në fondet e qeverisë për të paguar stafin e tyre.
Sidoqoftë, këngëtari Ed Sheeran është një personazh i famshëm që përjashtoi të kërkojë një ndihmë të taksapaguesve për stafin e tij të punësuar në pijetoren që ai e zotëron në lagjen “Notting Hill” të Londrës.
Këngëtari, i cili ka një pasuri prej 170 milionë dollarëve, do të paguajë pagat e stafit të tij ndërsa bari është e detyruar të mbyllet për shkak të bllokimit të qeverisë detyruar nga COVID-19. /Telegrafi/