Shefi i “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli ka qenë prej vitesh shumë i diskutuar në rrjetet sociale.
Thuajse të gjithë e kanë parë videon kur ai i drejtohet me të bërtitura një prej konkurrenteve, duke përdorur gjuhë raciste.
Ai e ka quajtur konkurrenten që bartte syze “qorre”, duke e ofenduar edhe më shumë me prehjen: “As me syze nuk shikon, imagjinoje po të ishe pa to”.
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, Renato Mekolli në një fotografi të publikuar në rrjetin social ka bërë një kërkim-falje publike.
Ai ka cekur ndër të tjerash që “Hell’s Kitchen” është një spektakël, nga ku do të dëshironte që askush të mos kopjonte asgjë nga aty.
Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Edhe shefi pendohet
Me rremben kuzhina dhe deshira per perfeksion, padyshim kjo nuk justifikon ate qe i thash Erkiades ne episodin e kaluar, njeres nga konkurrentet!
Nje fjal qe goditi si shigjete tek ajo dhe ju qe shihni programin! Une kam mbajtur syze ashtu si edhe familjaret e mi, ndaj kurresesi qellimi im nuk eshte te ofendoj askend, I bashkohem thirrjes suaj! Se duhet te evitojme kete menyre komunikimi!
Ama nga ky gabim te gjithe nje mesazh e morem: se kur themi te tjerve nje fjal te shemtuar, i lendojme ata! Nga programi i pam
Te dyja anet e medaljes, ate qe “gjuan me fjale” dhe personin qe vuan nga ato!
Mos harroni dicka, Hells kitchen eshte nje show! Une ju kerkoj te mos imitoni asgje cfare ndodh aty”. /Telegrafi/