Site icon Telegrafi

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Ministri i Tregtisë në administratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ky shtet do të ulë mundësisht tarifat që ka vendosur për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika.

Në një intervistë për abc, Lutnick e paraqiti këtë hap si “një fitore të madhe” për administratën Trump, duke thënë se zyrtarët e të dyja shteteve e kanë “telefonuar vazhdimisht”.

“Kanadezët dhe meksikanët më kanë thirrur çdo minutë dhe më kanë premtuar se do të jenë më të mirë në ndalimin e fentanilit që hyn nga vendet e tyre në SHBA”, tha Lutnick.

Megjithatë, analistët mendojnë se shkak i kësaj vendimi mund të jetë përgjigja e këtyre dy shteteve, të cilat menjëherë shpallën vendosjen e tarifave për mallrat amerikane dhe fillimin e një lufte tregtare.

Lutnick tha se nuk do të ketë ndalesë, por se bëhet fjalë për ulje të tarifave, edhe pse nuk tregoi se cila mund të jetë shifra e re. Aktualisht, tarifat janë në masën 25 për qind.

Ai shtoi gjithashtu se tarifat për mallrat kineze prej 10 për qind do të mbeten në fuqi, pasi ky shtet “ende mbështet prodhimin e fentanilit që hyn në SHBA”. /Telegrafi/

Exit mobile version