Telegrafi

Pas reagimeve nga Lazio, Silva: Kam marrë shumë oferta

David Silva (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

David Silva thotë se mezi pret që të fillojë kapitullin e ri në karrierën e tij me Real Sociedadit, ndërsa ka pranuar se ka marrë disa oferta.

Mesfushori spanjoll pritej t’i bashkohej Lazios, mirëpo në momentet e fundit vendosi të kthehej në vendlindje duke nxitur reagimin e klubin e italian.

“Kam marrë një sërë ofertash gjatë kësaj kohe, mirëpo e zgjodha Realin (Sociedad), sepse është një klub që po luan mirë dhe për shkak se stili i tyre është i përsosur për lojën time”.

(Foto: Ian Walton/Pool via Getty Images/Guliver)

“Pasi nënshkrova, mora shprehje pasioni nga shumë njerëz. Po vij në një qytet të bukur, i qetë dhe në këtë aspekt, e vendosa së bashku me familjen time”.

Lexo po ashtu Igli Tare me akuza të rënda për David Silvan: Kam respekt si lojtar, por jo si njeri

“Kam shikuar shumë ndeshje të La Ligas në vitin e kaluar, i kam përcjellë shumë ndeshje të Realit dhe ata luajnë shumë mirë. Ka një menaxhment shumë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer”.

“Mezi pres të filloj, kur ndodhin gjëra të këtilla, dëshiron të fillosh sa më herët që mundesh”, ka deklaruar Silva për faqen zyrtare të Sociedadit. /Telegrafi/