Site icon Telegrafi

Pas rastit në Isniq edhe një nënë e Baballoqit ia merr jetën vetes

Gjatë natës së kaluar ka ndodhur një vetëvarje në Baballoq të Deçanit.

Komandanti i Policisë për Deçan, Sejdi Dobra, e ka konfirmuar rastin tragjik për Teleskopi.net.

E ndjera është Valdete Qollakaj, e lindur më 1973.

Viktima është gjetur nga familjaret në mëngjes e varur me litar në një objekt afër shtëpisë. Ajo është dërguar në ora 8:00, pa shenja jete, në Qendrën shëndetësore.

Polica ka njoftuar se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa nuk dihen ende arsyet e vetëvarjes.

Po ashtu, dje në Isniq të Deçanit, një nënë tjetër kishte zgjedhur këtë rrugë tragjike për t’i dhënë fund jetës së saj, duke u varë në litar. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve. /Teleskopi/

Exit mobile version