Telegrafi

Pas raportimit për ndotje të ambientit në lumin Sitnica në Fushë Kosovë, komuna bën pastrimin e saj

Qytetarët e Komunës së Fushë së Kosovës kishin raportuar dy muaj më parë për një shkelje mjedisore në ndreqe.com, e kjo ka bërë që komuna të kryejë pastrimin e kësaj zone.

Siç kishte bërë të ditur Telegrafi bazuar në raportimet e qytetarëve në ndreqe.com bëhet fjalë për ambientin në shtratin e lumit Sitnica.

“Qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës kanë raportuar një shkelje mjedisore në platformën ndreqe.com, e që ka dërguar deri tek pastrimi i asaj zone nga Komuna”, thuhet në një status në rrjetin social në Facebook.

Lexo po ashtu Shtohen raportimet nga qytetarët e Fushë Kosovës për ndotje të mjedisit

Ndryshe, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj.

Raportimin mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7190. /Telegrafi/