Telegrafi

Pas raportimit nga qytetarët, vendoset kapaku i një pusete në Obiliq

Ditë më parë ishte raportuar nga qytetarët në ndreqe.com për mungesën e kapakut të një pusete në rrugën, “Vëllezërit Gërvalla”, në Komunë të Obiliqit.

Dhe për këtë raportim, komuna ka reaguar menjëherë duke vendosur kapakun e saj, për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm të kalimtarëve të rastit.

“Problemi i raportuar në platformën ndreqe.com, është rregulluar nga Komuna e Obiliqit. Raportimin mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7073”, thuhet në njoftimin e ndreqe.com në Facebook.

Lexo po ashtu Kundërmojnë ujërat e zeza në Greme të Ferizajt, banorët kërkojnë reagimin e komunës

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në komunën tuaj, në ndreqe.com. /Telegrafi/