Qytetarët vazhdojnë të raportojnë për ndotjen e mjedisit në komuna të ndryshme të Kosovës.
Disa nga problemet e raportuara rregullohen nga organet komunale, derisa ka ende shumë probleme që presin ndërhyrje.
Së fundmi problemi me mbeturina, i raportuar në www.ndreqe.com nga qytetarët e Obiliqit, është zgjidhur nga Komuna.
Mbeturinat janë larguar derisa ambienti tashmë ka një pamje shumë më të bukur.
Mirëpo problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Mitrovicës për gropë në rrugë, ende nuk është sanuar nga Komuna.
Raportimin mund ta shihni në: https://ndreqe.com/report/7324.
Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në lagjen tuaj.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.
Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/