Qytetarët e Komunës së Shtimes kishin raportuar tri ankesa në platformën “Ndreqe.com”.
Ankesat e tyre kishin të bëjnë lidhur me mbeturinat dhe për një trotuar të dëmtuar.
Pas raportimit të tyre, i menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve kompetente të Komunës së Shtimes.
“Tri ankesa të raportuara nga qytetarët në Komunën e Shtimes, dy për mbeturina dhe një për trotuar të dëmtuar, janë rregulluar nga komuna”, thuhet në njoftimin e Ndreqe.com
Qytetarët mund të raportojnë për problemet që hasin në komunën e tyre në web-faqen https://ndreqe.com/. /Telegrafi/