Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot, pasi New York Times shkroi se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa për shtetin, se ka paguar “miliona dollarë” dhe se kishte të drejtë për pauzim të taksave dhe amortizime.
Në një seri mesazhesh në llogarinë personale në Twitter, presidenti republikan iu përgjigj një raporti të gazetës amerikane se pagoi vetëm 750 dollarë si taksë federale të të ardhurave për vitin 2016 dhe 2017 gjersa nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat gjatë dhjetë nga pesëmbëdhjetë vitet e fundit.
The Fake News Media, just like Election time 2016, is bringing up my Taxes & all sorts of other nonsense with illegally obtained information & only bad intent. I paid many millions of dollars in taxes but was entitled, like everyone else, to depreciation & tax credits…..
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 28, 2020
“Kam paguar miliona dollarë taksa, por si të tjerët, unë kisha të drejtë për zhvlerësim dhe pushim të taksave”, shkroi ai në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Unë kam borxh jashtëzakonisht të vogël. Kam shumë pak borxh në lidhje me vlerën e pronës”, tha më tutje presidenti amerikan.
Presidenti republikan, i cili do të takohet me kundërshtarin demokrat Joe Biden për herë të parë në një debat të martën mbrëma para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka shkruar se ka “pasuri të pabesueshme” dhe “raporte financiare shumë mbresëlënëse”.
Ndryshe, Trump ende refuzon të publikoj të dhënat për taksat e paguara, duke devijuar nga praktika standarde e kandidatëve presidencialë për dekada, duke pretenduar se është nën kontroll nga agjencia e taksave. /Telegrafi/
…..Also, if you look at the extraordinary assets owned by me, which the Fake News hasn’t, I am extremely under leveraged – I have very little debt compared to the value of assets. Much of this information is already on file, but I have long said that I may release….
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 28, 2020
…..Financial Statements, from the time I announced I was going to run for President, showing all properties, assets and debts. It is a very IMPRESSIVE Statement, and also shows that I am the only President on record to give up my yearly $400,000 plus Presidential Salary!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 28, 2020