Pas raportimeve të shumta për rënien e dy raketave ruse në territorin e Polonisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ka filluar të qarkullojë një fotografi që mbështet këto pretendime.
Në fotografinë e shkrepur në një fshat pranë vijës kufitare Poloni-Ukrainë, shihet tymi i zi i ngritur në qiell, transmeton Telegrafi.
Fotografia është shkrepur në Nowosioldki në lindje të Polonisë, ku pikërisht pretendohet se kanë rënë dy raketa ruse.
Në anën tjetër Pentagoni ka njoftuar se është informuar për raportimet në Poloni, por se deri më tani nuk ka informacione për të mbështetur këto raportime.
E lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe Aleanca Veri-Atlantike, që njoftoi se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë polake dhe se po monitorojnë situatën. /Telegrafi/