Telegrafi

Pas puthjes me J.Lo u nda nga gruaja – por Anthony nuk u ndal, u puth me një tjetër këngëtare (Foto/Video)

Marc Anthony është ndarë nga bashkëshortja e tij, Shannon De Lima, me të cilën ishte i martuar qe dy vjet.

Këngëtari latin u bë kryetemë në mediat rozë, pasi e puthi ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, në ‘Latin Grammy Awards’, ndërsa vetëm pak orë më pas, TMZ publikoi lajmin se ai është ndarë nga modelja venezuelase.

Puthja mes Anthony dhe J.Lo në skenë

Mirëpo, 48-vjeçari nuk është ndalur me kaq, ai është puthur me një tjetër femër, një vokaliste përcjellëse, e cila përfitoi nga vëmendja e Anthonyt, njofton Telegrafi.

Këngëtari latin u puth edhe me një tjetër këngëtare

Nga ana tjetër, në një prononcim për media, zëdhënësi i J.Lo ka hedhur poshtë zërat se ajo i është kthyer lidhjes me burrin e dikurshëm.

Marc Anthony dhe gruaja e tij 20 vjet më e re, Shannon De Lima

Duket se Anthony e ka shfrytëzuar këtë moment ngushëllimi pas ndarjes nga De Lima, e cila është 20 vjet më e re se ai. /Telegrafi/

Lexo po ashtu E paimagjinueshmja ndodhi! J.Lo e puth publikisht ish-bashkëshortin! (Foto/Video)