Marc Anthony është ndarë nga bashkëshortja e tij, Shannon De Lima, me të cilën ishte i martuar qe dy vjet.
Këngëtari latin u bë kryetemë në mediat rozë, pasi e puthi ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, në ‘Latin Grammy Awards’, ndërsa vetëm pak orë më pas, TMZ publikoi lajmin se ai është ndarë nga modelja venezuelase.
Mirëpo, 48-vjeçari nuk është ndalur me kaq, ai është puthur me një tjetër femër, një vokaliste përcjellëse, e cila përfitoi nga vëmendja e Anthonyt, njofton Telegrafi.
Nga ana tjetër, në një prononcim për media, zëdhënësi i J.Lo ka hedhur poshtë zërat se ajo i është kthyer lidhjes me burrin e dikurshëm.
Duket se Anthony e ka shfrytëzuar këtë moment ngushëllimi pas ndarjes nga De Lima, e cila është 20 vjet më e re se ai. /Telegrafi/
https://youtu.be/dizxMG7BRwY