Qytetarët e Prishtinës assesi të gjejnë rehati nga mushkonjat të cilat ditëve të fundit e kanë “pushtuar” kryeqytetin e Kosovës, duke bërë që për këtë të reagojë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të kryej dezinsektim shtesë me qëllim që ky problem që po i brengos qytetarët e kryeqytetit të zhduket, transmeton Telegrafi.
Ai madje ka theksuar se për gjashtë ditë me rresht do të bëhet dezinsektimi i lagjeve, si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Shpend Ahemtit:
Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin.
Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë.
Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale.
Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!