Meqenëse kënaqësinë dhe pushimin e kemi në vendin e parë, shpesh nuk kemi kohë për kujdes të themeltë për flokët
Tretmanët e thjeshtë me produkte kozmetike, frizurat me gërshetë dhe kaçurrele mbrojnë flokët nga plasaritjet dhe tharja, të cilat i shkaktojnë kripa e detit dhe rrezet e diellit, mirëpo provoni t’i përkushtoheni përmirësimit “natyral” të flokëve tuaja për vjeshtë.
Eksperti i flokëve AaronO’Bryan, nga Toronto, rekomandon maskën nga jogurti, pak uthull molle, limon dhe ujë për pastrim të themeltë, transmeton Telegrafi.
Tretja duhet të jetë e hollë dhe të veprojë si tonik i shëndetshëm. Mbajeni shkurt në flokë dhe pastaj shpëlani me ujë të vakët.
Për freskim të flokëve të thara O’Bryan rekomandon lëngun për sprej nga vaji i kokosit dhe vaji i ullirit, disa pika vaji esencial dhe ujë.
Një shishe të përdorur me spërkatës, të cilën mundeni sërish ta mbushni dhe e cila nuk është nën presion, përdoreni sipas nevojës.
Receta për regjenerator natyral përbëhet nga të verdhët e vezëve, vaji i ullirit dhe disa pika të vajit esencial të preferuar.
/Telegrafi/