Telegrafi

Pas pushimeve, shefi i kompanisë i mirëpret punëtorët e vet duke u hedhur mbi kokë tufa parash (Foto/Video)

Një video interesante është shfaqur në internet, ku shihet pronari i një kompanie nga Kina duke i mirëpritur me tufa parash punëtorët pas pushimeve, të cilat vazhdimisht i hidhte në ajër.

Videoja është filmuar më 5 shkurt, në Foshan në pjesën jugore të provincës Guangdong, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdimisht po i hidhte mbi kokat e punëtorëve të vet tufat e parave, si shenjë e mirëpritjes pas pushimeve të fundvitit.

Në video mund të shihet se si shefi hedh bankënota prej 100 yuan (11.62 funte), derisa punëtorët po futeshin përmes hyrjes kryesore të ndërtesës.

Por duket se punëtorët e janë shumë korrekt me shefin e tyre, pasi ai duket i gëzuar pasi që vazhdimisht kërcente mbi kokat e tyre nga gëzimi. /Telegrafi/